• e enjte, 29 gusht 2024

QMK: Gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur dje, pesë ende janë aktivë

QMK: Gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur dje, pesë ende janë aktivë

Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 39 zjarre në qiell të hapur. Prej tyre, pesë janë ende aktivë, nën kontroll është një, ndërsa t[ tjerët janë shuar, njoftuan këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Sipas komunikatës, digjet pyll i përzier në malin Mukos, afër fshatit Stepanci dhe në vendin e quajtur "Kaciica" në kufirin mes komunave Dollnen dhe Çashka. Bimësi e ulët dhe shkurre digjen edhe në Komunën e Studeniçanit, mbi fshatin Crvenavodë, tek vendi i quajtur "Krsta". Bimësi i e ulët digjet mes fshatrave Koliçan i Epërm dhe Lubosh në Komunën e Studeniçanit. SDhkurre dhe barë i thatë digjen mes fshatrave Edeklercë dhe Haxhi-Hamzali në territorin e Komunës së Shtipit. Zjarri i fundit aktiv është në Komunën Llozovë, tek fshatrat Durfulia dhe Karatmanovë, ku digjen pyje me pisha.

"Nën kontroll" është kategorituar zjarri në malin Galiçicë, në territorin e Komunave Ohër dhe Resenjë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR