• e martë, 27 gusht 2024

QMK: Dy zjarre janë aktive, tre janë nën kontroll

QMK: Dy zjarre janë aktive, tre janë nën kontroll

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 20 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave aktive janë dy, nën kontroll janë tre, ndërsa janë shuar 15, kumtoi sot në mëngjes QMK.

Zjarr aktiv ka në Komunën e Çashkës tek vendi i quajtur "Koteva Krusha" atari i f.Omoran, i zhvendosur nga mali Mukos ku po digjet pyll i përzier.

Pylli i përzier është kapluar edhe nga zjarri në Komunën Makedonski Brod, tek rezervoaret e ujësjellësit të fshatit Greshnicë.

Nën kontroll janë zjarret në malin e Plakenit mbi f.Virovë në Demir Hisar, mes fshatrave kërçovare Cer dhe Starec, dhe në Galiçica afër Zli Dol, f.Stenje dhe f.Leskoec. ab/

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR