• e hënë, 26 gusht 2024

QMK: Dy zjarre aktive, një nën kontroll, 21 janë shuar

QMK: Dy zjarre aktive, një nën kontroll, 21 janë shuar

Shkup, 25 gusht 2024 (MIA) - Në territorin e mbarë vendit ka dy zjarre aktive, 21 janë shuar, ndërsa një është nën kontroll, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në komunën e Resnjës, në malin Galiçicë dhe komunën e Çashkës në malin Mukos.

Nën kontroll është zjarri në komunën e Demir Hisarit, në malin Plaken.

Janë shuar zjarret në komunën e Sarajit – fshati Matkë e epërme, komunën e Karposhit – fshati Bardoc. Në komunën e Aerodromit - fshati Lisiçe e epërme, komuna e Gazi Babës - afër Konviktit të studentëve "Stiv Naumov", komuna e Ilindenit, autostrada Shkup - Veles, komuna Shuto Orizare - afër komunës, komuna e Haraçinës - deponia, komuna e Vasilevës - fshati Dobroshinc, komuna Bosilovë - fshati Sushicë dhe fshati Shtukë. Komuna e Resnjës - fshati Stenjë, komuna e Prilepit - fshati Dabnicë, komuna e Tetovës - në qytet, komuna e Bërvenicës - fshati Çellopek, komuna e Gostivarit - fshati Çajle, komuna Vrapçisht - fshati Negotinë, komuna e Dollnenit, fshati Malo Ruvci, afër fabrikës "Genterm", komuna e Dollnenit - fshati Debreshtë, komuna e Vinicës -  Viniçka krshla, komuna e Likovës - fshati Vishticë, komuna e Kumanovës - lagja Sredorek dhe komuna Makedonski Brod - vendbanimi Stojanov.

Në këto vende digjet bari i thatë, plehra dhe deponi.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR