QMK: Deri në orën 18 janë regjistruar tetë zjarre në ambient të hapur, një ende aktiv
- Deri në orën 18 sot në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej tetë zjarre në ambient të hapur, nga të cilat një është aktiv, dy janë vënë nën kontroll dhe pesë janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:49, 20 korrik, 2026
Shkup, 20 korrik 2026 (MIA) - Deri në orën 18 sot në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej tetë zjarre në ambient të hapur, nga të cilat një është aktiv, dy janë vënë nën kontroll dhe pesë janë shuar plotësisht, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Zjarri është aktiv në Komunën Nagoriçanit të Vjetër, në atarin midis fshatrave Stepanc dhe Dobraçë, ku digjet bar i thatë dhe pyll i ulët.
Nën kontroll janë dy zjarre edhe atë në Komunën e Vasilevës, pranë fshatit Dobroshinc, ku po digjet një deponi mbeturinash, dhe në Komunën e Bosilovës, pranë fshatit Shtukë, ku janë prekur një deponi dhe një pyll me bimësi të ulët.
Sipas QMK-së, janë shuar pesë zjarre. Ato janë regjistruar përgjatë autostradës Tetovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Vërbjanisht në Komunën e Gostivarit, ku digjej bimësi e ulët, pastaj në Komunën e Novacit përgjatë rrugës lokale nga fshati Novaci deri në lokalitetin Ergelë, në afërsi të CEF Novaci, ku u përfshi bimësia e ulët.
Janë shuar edhe zjarret në atarin e fshatit Beli në Komunën e Koçanit, ku digjej bar i thatë dhe deponi ilegale, në rrugën "Nëna Terezë" në Strumicë, si dhe në rrugën "Zapaden Bulevar" në Kavadar, ku u përfshi bar i thatë dhe automjete të dëmtuara.
Fotografia: Arkivi i MIA-s