QMK: Deri në orën 07:30 gjithsej 31 zjarre, tre aktive, katër nën kontroll
- Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 janë regjistruar 31 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive ndërsa katër janë nën kontroll. Janë shuar 24 zjarre.
- Post By Sara Ademi
- 10:45, 12 shtator, 2026
Shkup, 12 shtator 2026 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza informon se deri në orën 07:30 janë regjistruar 31 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive ndërsa katër janë nën kontroll. Janë shuar 24 zjarre.
Aktive janë zjarret në fshatin Belicë në komunën e Makedonski Brodit, në fshatin Brezë, komuna e Çuçer Sandevës dhe fshatin Aldancë në komunat Krushevë dhe Krivogishtan.
Nën kontroll janë zjarret në fshatin Tajmishte në komunën e Kërçovës, deponia e qytetit në Dellçevë, në fshatin Kopanicë në komunën e Sarajit dhe në segmentin midis fshatrave Burinec-Lokov-Sellcë dhe Elevc në komunën e Strugës. sa/
Foto: MIA arkivi