• e hënë, 17 nëntor 2025

Qindra palestinezë janë lëshuar nga burgjet izraelite, festohet në Ramallah dhe Gaza

Qindra palestinezë janë lëshuar nga burgjet izraelite, festohet në Ramallah dhe Gaza

Gaza, 13 tetor 2025 (MIA) - Të burgosurit palestinezë janë pritur me admirim në Ramallah, në Bregun Perëndimor të ikupuar, sot pasi nqë janë liruar nga burgjet izraelite.

Disa treguan shenjë fitoreje me duar, ndërsa shumicë me buzëqedhje në fytyrë dolën nga autobusi që mi ka sjellë nga burgu izraelit deri te qendra kulturore në qytet ku ndodhet Autoriteti palestinez.

Për shumë persona, ky është lirim pas shumë viteve, madje dekadave.

Rreth qinda prej tyre kanë mbërritur në Ramallah, disa prej tyre dukeshin të uritur dhe me lëndime të dukshme.

Një autobusl me të burogsur palestinezë ka mbërritur në Gaza. Persona të maskuar, me siguri anëtarë të Hamasit, kanë ardhur në spitalin Naser ku ishte e vendosur skena dhe karriget për t'i pritur.

Izraeli ka filluar me lirimin e të burgosurve palestinezë në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, kumtoi Zyra për media e të burgosurve.

Lirimi vjen pasi grupi palestinez i rezistencës Hamas dorëzoi 20 pengje izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim në Gazë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR