Qeveria zvicerane dëshiron të shfuqizojë statusin martesorë "i/e divorcuar"
- Qeveria zvicerane sot njoftoi se dëshiron të shfuqizojë statusin martesor "i/e divorcuar", duke mbështetur iniciativën e deputetes liberale Nadin Gobe.
Gjenevë, 10 shtator 2026 (MIA) - Qeveria zvicerane sot njoftoi se dëshiron të shfuqizojë statusin martesor "i/e divorcuar", duke mbështetur iniciativën e deputetes liberale Nadin Gobe.
Gobe, nga Partia Liberale Radikale e lirë, kundërshtoi faktin që personat e divorcuar duhet të deklarojnë në formularë se janë të divorcuar, madje edhe shumë vite më vonë.
Parlamenti tani duhet të vendosë për këtë çështje dhe, nëse miratohet, të iniciojë ndryshimet e nevojshme ligjore.
Gobe pretendoi se ky shënim është i panevojshëm, pasi divorci është çështje juridike që tashmë është finalizuar.
"Kushti që dikush të deklarohet si 'i/e divorcuar' përgjithmonë do të thotë se ngjarja private është 'përjetësuar administrativisht'", tha ajo.
Gobe propozoi që personat e divorcuar të kthehen në kategorinë "beqarë" në formularët zyrtarë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s