• e martë, 18 gusht 2026

Qeveria mori vendim për uljen e akcizave për benzinën dhe naftën

Qeveria mori vendim për uljen e akcizave për benzinën dhe naftën

Shkup, 20 korrik 2026 (MIA) - Qeveria, në seancën e sotme, mori vendim për uljen e  akcizave për benzinën dhe naftën, me qëllim që të zbuten pasojat nga rritja e çmimeve të derivateve të naftës në tregjet botërore dhe të mbrohet standardi i jetesës së qytetarëve. Sipas llogaritjeve të qeverisë, masa do të kontribuojë në një rritje më të vogël të çmimeve të karburanteve krahasuar me çmimet që do të ishin formuar pa ndërhyrjen.

Скопје, 20 јули 2026 (МИА) - Владата на денешната седница донесе одлука за намалување на акцизите на бензините и дизел-горивото, со цел да се ублажат последиците од растот на цените на нафтените деривати на светските пазари и да се заштити животниот стандард на граѓаните. Според владините пресметки, мерката ќе придонесе за помало поскапување на горивата во однос на цените што би се формирале без интервенцијата.

"Gjatë periudhës së fundit është evidentuar një mesatare e lartë e kuotimeve të naftës së papërpunuar dhe derivateve të saj në tregjet botërore. Qeveria e ndjek vazhdimisht situatën, kryen analiza ditore të lëvizjeve të çmimeve dhe mbetet plotësisht e përkushtuar në ndërmarrjen e masave të shpejta dhe aktive për të zbutur presionin ndaj qytetarëve dhe ekonomisë", qëndron në komunikatën e Qeverisë. 

 Me vendimin e miratuar për uljen e akcizave, siç shtojnë,   mundësohet amortizimi i një pjese të rritjes së çmimeve.

"Pa këtë ndërhyrje qeveritare, sipas përllogaritjeve të Qeverisë,  çmimi me pakicë i benzinës do të ishte rritur për rreth 4 denarë për litër, ndërsa me këtë masë pritet një rritje prej rreth 3 denarësh për litër. Sa i përket naftës, pa vendimin e Qeverisë çmimi do të ishte rritur për rreth 8 denarë për litër, ndërsa me uljen e akcizës pritet një rritje prej rreth 6 denarësh për litër", shtojnë nga atje.

Qeveria pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë, në përputhje me kompetencat e tij ligjore, të miratojë vendimin për çmimet e reja me pakicë të derivateve, ku efektet e kësaj mase qeveritare do të bëjnë që qytetarët të vazhdojnë të paguajnë çmime më të ulëta sesa do të ishin pa këtë ndërhyrje.

 "Prioritet i Qeverisë mbetet mbrojtja e standardit të qytetarëve, ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe reagimi në kohë në kushte të paqëndrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare. Edhe në periudhën e ardhshme do të ndiqen me kujdes të gjitha lëvizjet e çmimeve dhe nëse rrethanat e kërkojnë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë", theksojnë nga Qeveria.
 
 Fotografia: Arkivi i MIA-s



QËNDRONI TË LIDHUR