• e enjte, 15 tetor 2026

Qeveria e uli TVSH-në për karburantet, masa do të vlejë deri më 28 shtator

Qeveria e uli TVSH-në për karburantet, masa do të vlejë deri më 28 shtator

Shkup, 13 shtator 2026 (MIA) - Qeveria pasdite bëri të ditur se në seancë është marrë vendim për uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind për dizelin. Vendimi, siç informon Qeveria, është me qëllim që të zbutet  goditja e çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.

 Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbusë ndjeshëm rritjen e pritshme të çmimeve të karburanteve.

"Te nafta, në vend të rritjes së pritshme të rregullt prej rreth 5 denarë, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarë. Kjo nënkupton zbutje të përgjithshme të goditjes së çmimeve prej rreth 7 denarë, ndërsa çmimi i ri pritet të jetë rreth 99 denarë për litër. Te benzinat, sipas përllogaritjeve, pritet rritje prej rreth 3,5 denarë, që do të thotë se çmimi i ri pritet të jetë rreth 100,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95, përkatësisht 102,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-98", thjekson pres shërbimi i Qeverisë. 

Norma tatimore preferenciale do të zbatohet nga mesnata më 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 28 shtator.

 "Me këtë vendim, Qeveria ndërmerr një masë konkrete dhe në kohë për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve, uljen e barrës financiare dhe mbështetjen e ekonomisë në kushtet e gjendjes së krizës. Qeveria vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në tregun e derivateve të naftës dhe të marrë masa në interes të qytetarëve dhe ekonomisë", qëndron në komunikatë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR