Qeveria: Aksioni kundër personit të dyshuar për ryshfet është pjesë e luftës pa kompromis kundër korrupsionit
- Raporti fillestar për ryshfet të paligjshëm filloi dhe është me iniciativë të institucioneve të cilave iu raportua kërkesa për ryshfet dhe personi me inicialet D. C. u arrestua për pranim ryshfeti, duke përdorur fonde të shënuara më parë, informoi Qeveria në lidhje me rastin e shoferit të ndaluar dhe theksoi se i gjithë aksioni është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit.
Shkup, 6 shtator 2026 (MIA) - Raporti fillestar për ryshfet të paligjshëm filloi dhe është me iniciativë të institucioneve të cilave iu raportua kërkesa për ryshfet dhe personi me inicialet D. C. u arrestua për pranim ryshfeti, duke përdorur fonde të shënuara më parë, informoi Qeveria në lidhje me rastin e shoferit të ndaluar dhe theksoi se i gjithë aksioni është pjesë e përpjekjeve të Qeverisë për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit.
"Ky rast dëshmon se ligjet vlejnë për të gjithë dhe konfirmon vullnetin dhe synimin e Qeverisë për ta luftuar korrupsionin. Me këtë vendoset një kufi i qartë ndërmjet atyre që synojnë të kryejnë keqpërdorime dhe të gjithë të tjerëve që luftojnë kundër tyre. Ky është edhe një shembull se si, përmes bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet organeve dhe institucioneve, mund të vihet drejtësia në vend", njoftojnë nga Qeveria.
Nga Qeveria njoftojnë se më 4 shtator 2026, i dyshuari është kapur gjatë marrjes së shumës prej 500 eurosh, si pjesë e shpërblimit të kërkuar prej 1.500 eurosh. Kartëmonedhat ishin paraprakisht të shënuara.
"Në kohën e kryerjes së veprës së paligjshme, personi në fjalë punonte dhe kryente detyra si shofer për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, pasi më parë kishte lidhur marrëdhënie pune në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, sipas praktikës së zbatuar në të gjitha institucionet e tjera", theksojnë nga Qeveria.
Nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paraprakisht njoftuan se është hapur një hetim kundër një punonjësi të Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, i dyshuar për veprën penale "Marrja e shpërblimit për ndikim të paligjshëm". Për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe rrezikut të përsëritjes së krimit, prokurori publik propozoi caktimin e masës së paraburgimit. Një gjykatës i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe urdhëroi që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se pas paraqitjes së parashtruar nga një qytetar, D.C., i punësuar si shofer në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së RMV-së, është hasur gjatë marrjes së parave paraprakisht të shënuara, pas çka është privuar nga liria. mb/
Foto: MIA