Qeveri: Shfuqizohet rritja e tarifave noteriale
- Shfuqizohet rritja e tarifave noteriale, kumtoi sot shërbimi për shtyp qeveritar.
Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Shfuqizohet rritja e tarifave noteriale, kumtoi sot shërbimi për shtyp qeveritar.
Qeveria në seancën e sotme të rregullt e shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës noteriale.
"Sipas informacioneve, vendimi i mëparshëm i Qeverisë i datës 6 qershor, me të cilin u rritën tarifat noteriale, u vlerësua i nxituar dhe i shkaktoi ngarkesë te qytetarët, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s