Qëllohet një anije tregtare iraniane në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur dhe tre të lënduar
- Një person u vra dhe tre u plagosën pasi një anije tregtare iraniane u qëllua herët këtë mëngjes në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, pranë Ishullit Qeshm, raportuan mediat shtetërore iraniane.
- Post By Sara Ademi
- 14:15, 13 shtator, 2026
Kajro, 13 shtator 2026 (MIA) - Një person u vra dhe tre u plagosën pasi një anije tregtare iraniane u qëllua herët këtë mëngjes në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, pranë Ishullit Qeshm, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Informacionin për incidentin e ka konfirmuar edhe Agjencia britanike për operacione tregtare detare (UKMTO), duke njoftuar se anija u qëllua me një projektil duke kaluar nëpër kalimin e ngushtë detar, pa dhënë detaje shtesë.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga ushtria amerikane, e cila më parë ka shënjestruar anije që mbajnë flamurin iranian ndërsa ka zbatuar një bllokadë të porteve iraniane.
Sulmi ndaj anijes iraniane vjen në mes të një përshkallëzimi të vazhdueshëm të tensioneve mbi këtë rrugë ujore kyçe, e cila konsiderohej ndërkombëtare përpara se SHBA-ja dhe Izraeli të nisnin veprime ushtarake kundër Iranit më 28 shkurt të këtij viti.
Autoritetet iraniane njoftuan se për sot është planifikuar një takim i ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit, në të cilin do të diskutohen përpjekjet e përbashkëta të Iranit dhe Omanit - vendit që ndodhet në anën tjetër të Ngushticës së Hormuzit - për të menaxhuar dhe kontrolluar trafikun detar që kalon nëpër këtë rajon. sa/
foto: arkivi