• e mërkurë, 22 korrik 2026

Putin: Është e pakuptimt që do ta sulmojmë NATO-n, Rusia është e gatshme për paqe me Ukrainën

Putin: Është e pakuptimt që do ta sulmojmë NATO-n, Rusia është e gatshme për paqe me Ukrainën

Shën Peterburg, 5 qershor 2026 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin mbrëmë hodhi poshtë pretendimet që qarkullojnë në vendet perëndimore për një sulm të supozuar të ardhshëm të Rusisë ndaj NATO-s, duke i vlerësuar këto deklarata si absurde dhe si "manipulim të qëllimshëm", ndërsa në të njejtën kohë tha se Rusia është e gatshme për paqe me Ukrainën dhe se është e nevojshme që në negociata ndërmjetësues të jetë dikush neutral. 

"Cili është qëllimi i një sulmi ndaj Evropës dhe luftës kundër NATO-s? Kjo nuk është vetëm absurditet, por një provokim i qëllimshëm i menduar për të krijuar një kërcënim që në fakt nuk ekziston dhe për t'i detyruar qytetarët e vendeve të tyre të shpenzojnë më shumë para për mbrojtje", tha Putin në një bisedë me drejtuesit e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar (SPIEF) në Shën Peterburg, e cila zgjati rreth dy orë. 

Në pyetjen për të komentuar deklaratën e sekretarit amerikan të shtetit Marko Rubio, i cili tha se lufta në Ukrainë është "katastrofë për Rusinë", Putini tha se realiteti në terren tregon të kundërtën, raporton RIA Novosti. 

"Para së gjithash, edhe kjo duhet theksuar, trupat ruse po avancojnë përgjatë gjithë vijës së kontaktit", theksoi Putini. 

Ai shtoi se Ukraina po përballet me mungesë katastrofike të njerëzve dhe se humb rreth 40.000 persona në muaj. 

"Njerëzit po merren me forcë, nuk ka motivim, askush nuk dëshiron të luftojë. Janë ngritur 200.000 procedura penale për dezertim", deklaroi presidenti rus. 

Duke folur për furnizimin e Evropës me gaz rus, Putini tha se një linjë në Rrjedhën Veriore 2 është e sigurt dhe funksionale, dhe se është e nevojshme "vetëm të shtypet butoni dhe gazi do të fillojë të rrjedhë". Sipas tij "Gasprom" është e gatshme që menjëherë të fillojë furnizimin me gaz, në sasi prej 25 deri 28 miliardë metra kub në vit. 

Në pyetjen nëse planifikon të mbetet në postin e presidentit të Rusisë deri në vitin 2030 apo madje 2036, Putini tha se vendi po përballet me shumë "probleme urgjente", të cilat duhet të zgjidhen "duke u fokusuar në të ardhmen e Rusisë". qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR