PSZH me ofertë për Feran Torresin, Barcelona e ka refuzuar
- Европскиот првак ПСЖ планира во летниот преоден рок да донесе нови фудбалери, а еден од нив е јунакот на Шпанија Феран Торес
- Post By Besnik Shuki
- 19:56, 10 gusht, 2026
Paris, 10 gusht 2026 (MIA) - Kampioni evropian PSZH planifikon që në afatin kalimtar këtë verë të angazhojë futbollistë të rinj, e një prej tyre është kampioni me Spanjën në Botëror, Feran Torres. Sulmuesi i Barcelonës e shënoi golin vendimtar në finalen e Kampionatit botëror kundër Argjentinës.
PSZh-ja ka dërguar ofertë zyrtare deri te Barcelona me vlerë prej 50 milionë euro, por klubi katalanas kërkon më shumë. Torres (26) ka edhe një vit kontratë me Barcelonën.
Torres i ka informuar udhëheqësit e kampionit spanjoll se dëshiron që karrierën ta vazhdojë tek kampioni evropian. Ai në Barcelonë arriti në vitin 2022, ndërsa paraprakisht ka luajtur për Mançester Sitin dhe Valencian. bsh/
Foto: EPA