Protestues pro-palestinezë janë arrestuar në Boston pas përleshjeve me policinë
- Trembëdhjetë protestues pro-palestinezë u arrestuan pas përleshjeve kaotike me policinë në Boston. Katër polic u dërguan në spitalet lokale me lëndime pas përleshjeve, kumtuan autoritetet.
Boston, 8 tetor 2025 (MIA) - Trembëdhjetë protestues pro-palestinezë u arrestuan pas përleshjeve kaotike me policinë në Boston. Katër polic u dërguan në spitalet lokale me lëndime pas përleshjeve, kumtuan autoritetet.
Të gjithë të arrestuarit gjatë protestës janë të moshës 19 deri në 27 vjeç, tha policia. Ata do të paraqiten në gjykatë të mërkurën dhe të enjten, ndërsa shumica do të përballet me akuza për prishje të rendit dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Incizimet e mediave lokale treguan se si protestues dhe policë janë shtyrë dhe madje duke u përleshur në tokë. Videoja tregon protestuesit duke bërtitur "Lëreni të qetë" përderisa policët marrin dikë në paraburgim.
Protesta ishte një nga shumë protestat në mbarë botën që përkoi me përvjetorin e dytë të sulmit të Hamasit në Izraelin jugor që shkaktoi luftën në Gazë. Militantët e Hamasit vranë rreth 1.200 izraelitë dhe rrëmbyen 251, ndërsa Izraeli u përgjigj me një fushatë masive ushtarake për të cilën zyrtarët shëndetësorë në Gazë thonë se ka vrarë më shumë se 67.000 palestinezë. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s