• e hënë, 16 nëntor 2026

Protesta në Athinë kundër vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio

Protesta në Athinë kundër vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio

Athinë, 6 tetor 2026 (MIA) - Me parulla kundër NATO-s dhe SHBA-së, sonte në qendër të Athinës, para Parlamentit grek u mbajtën protesta kundër vizitës në Greqi të Sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio ku demonstruesit porositën se është "i padëshiruar në vend", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Një nga tubimet u organizua nga sindikata PAME e Partisë komuniste, derisa protesta të veçanta u mbajtën gjithashtu nga partitë dhe organizatat e krahut të majtë, shoqata studentore, etj.

Protestat përfunduan të qeta dhe sipas burimeve të policisë pati rreth 3.000 demonstrues.

Shoqatat studentore dhe partitë e krahut të majtë donin nga Parlamenti grek të protestojnë nëpër rrugët e Athinës deri në ambasadën amerikane, por policia e cila kishte bllokuar bulevardin qendror përpara Ministrisë së Punëve të Jashtme me autobusë, nuk ju lejoi atyre të vazhdonin me marshi e planifikuar, duke qenë se mbërritja e Rubios pritej pothuajse në të njëjtën kohë.

Studentët hodhën ngjyrë të kuqe në asfalt para forcave policore dhe u larguan qetë, pa incidente.

Sekretari amerikan i shtetit, Rubio mbërriti në Athinë nga Reikjaviku pak pas orës 21:00 sipas kohës lokale, ndërsa nesër raundi i gjashtë i dialogut strategjik Greqi-SHBA do të mbahet në Ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe është planifikuar që përveç takimit me ministrin e jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis të takohet edhe me kryeministrin krek, Kiriakos Micotakis.

Për shkak të vizitës së Rubios, Athina nesër do të jetë nën masa të rrepta sigurie, rrugët do të mbyllen përkohësisht në qendër të qytetit dhe me vendim të policisë ndalohen të gjitha tubimet dhe protestat. 

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR