• e mërkurë, 10 qershor 2026

Pronari i Klivlendit pagoi 20 autobusë për transportin e tifozëve në ndeshjen e shtatë kundër Detroitit

Pronari i Klivlendit pagoi 20 autobusë për transportin e tifozëve në ndeshjen e shtatë kundër Detroitit

Klivlend, 18 maj 2026 (MIA) - Pronari i Klivlend kavalaris, Den Gilbert, e organizoi transportin e tifozëve të ekipit në ndeshjen e shtatë të çerek finales së NBA-së kundër ekipit të Detroitit, kumtoi "ESPN".

Para ndeshjes, në rrjetet sociale qarkullonin fotografi të mbi 20 autobusëve me tifozë të Kavs, të cilët u transportuan nga Detroitit me fanella, ushqim dhe bileta falas. Distanca mes dy qyteteve është përafërsisht 170 kilometra.

"Jashtëzakonisht bujare nga ana e tij, por gjithashtu e di se me të vërtetë dëshiron të fitojmë. Dhe prandaj kërkon më shumë mbështetje. Mendoj se kjo është me rëndësi. Mendoj se me rëndësi është kur shikoni fytyra të njohura. Njerëz të cilët brohorasin për ju. Mendoj se është mirë edhe për NBA-në. Klivlendi dhe Detoiti janë qytete aq të afërta. Dy ekipe të cilat luftuan kundër njëra-tjetrës. mendoj se është fantastike", deklaroi trajneri i Klivlendit, keni Atkinson, para ndeshjes.

Ndeshja përfundoi me rezultat 125:4 në dobi të mysafirëve. Klivlendi e firoi serinë me 4:3. Ata do të përballen me Nju-Jorkun në gjysmën e finales. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR