• e enjte, 15 tetor 2026

Prokuroria hapi hetim për mashtrim dhe larje të mbi 2,2 milionë eurove përmes raporteve të rrejshme gjatë regjistrimit të automjeteve

Prokuroria hapi hetim për mashtrim dhe larje të mbi 2,2 milionë eurove përmes raporteve të rrejshme gjatë regjistrimit të automjeteve

Shkup, 4 shtator 2026 (MIA) - Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit PTHP NKOK, duke vepruar pas paraqitjes penale të parashtruar nga Sektori për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz, solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër gjashtë personave fizikë dhe dy juridikë për mashtrim dhe larje të mbi 2,2 milionë eurove përmes raporteve të rrejshme për kompensime të paguara gjatë regjistrimit të automjeteve drejt disa institucioneve dhe komunave kompetente, si dhe fletë-pagesave të pavërteta për kompensim për rrugë publike.

Me hetimin, siç informojnë nga Prokuroria, është prëfshirë pronari dhe drejtori i personit përgjegjës penal juridik nga fshati Kupevishtë, i cili njëherit ishte edhe anëtar joekzekutiv i Këshillit të drejtorëve në shoqatën e sigurimeve brokere me përgjegjësi penale, për të cilën ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale "Mashtrim në shërbim" dhe "Larje parash dhe kontribute të tjera nga vepra ndëshkuese". Me ndihmën gjatë kryerjes së veprave të njejta penale janë dyshuar dy anëtarë ekzekutivë të Këshillit të drejtorëve në shoqatën brokere të sigurimeve dhe kontabilisti i autorizuar si dhe drejtori i shoqatës për shërbime kontabuliste dhe konsulta. Udhëheqësi i stacionit për kontroll teknik dhe ndihmës-drejtoresha për financa në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore janë të dyshuar për ndihmë gjatë kryerjes së "Mashtrimit në shërbim". Me Urdhrin janë përfshirë edhe dy persona juridikë të dyshuar për "Larje parash dhe kontributeve të tjera nga vepra ndëshkuese".

Sipas dëshmive të siguruara deri në këtë moment, gjatë periudhës nga 1 janari 2021 deri më 29 janar 2026, i dyshuari i parë, me qëllim që për vete të përfitojë dobi pronësore të kundërligjshme, ka përvetësuar 138.877.419 denarë, përderisa të dyshuarit e tjerë e kanë ndihmuar me paramendim në kryerjen dhe mbulimin e veprës penale.

Si drejtor i personit juridik me veprimtari të kryerjes së kontrollit teknik të automjeteve, i dyshuari i parë ka përgatitur dhe dorëzuar raporte të rrejshme për kompensime të paguara gjatë regjistrimit të automjeteve drejt disa institucioneve dhe komunave kompetente, si fletë-pagesa të pavërteta për kompensim për rrugë publike. Drejtori i stacionit për kontroll teknik, si person i autorizuar, ka përgatitur dhe nënshkruar fatura dhe ka dorëzuar raporte me të dhëna të pavërteta për kompensimet e paguara.

Kontabilisti i dyshuar ka evidentuar të dhëna të pavërteta në dokumentacionin kontabilist dhe ka parashtruar paraqitje tatimore dhe llogari vjetore të cilat nuk e kanë shfaqur gjendjen e vërtetë financiare të personit juridik me përgjegjësi penale.

Ndihmës-drejtoresha për financa në Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore, edhe pse ka qenë e obliguar ta ndjekë pagesën e kompensimeve dhe t'i kontrollojë raportet e dorëzuara, me vetëdije nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Plotësisht, e ka njoftuar udhëheqësin e dyshuar të stacionit për kontroll teknik për shumat e paguara në llogari të NPRRG-së, në vend se personi juridik në ndërmarrje të dorëzojë raporte mujore.

Me veprimet që janë lëndë e hetimit është realizuar dobi e kundërligjshme pronësore prej 138.877.419 denarëve, përkatësisht rreth 2,26 milionë euro, në dëm të disa institucioneve dhe komunave.

Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore dhe me qëllim të sigurimit të pranisë të të dyshuarve gjatë procedurës hetimore, prokurori publik i ka parashtruar propozim gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup  për caktim të masës së paraburgimit për tre të dyshuarit dhe masa të kujdesit për njërin të dyshuar. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR