Procedura për zjarrin në diskotekën "Puls" është ndërprerë për 11 persona, mes të cilëve dy ish-ministra
- Ndërpritet procedura për gjithsej 11 personsa, sepse për ta nuk ka mjaftueshëm dëshmi nga të cilët edhe dy ish-ministra, njoftoi prokurori publik republikan, Lupço Kocevski lidhur me hetimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçanë.

Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) - Ndërpritet procedura për gjithsej 11 personsa, sepse për ta nuk ka mjaftueshëm dëshmi nga të cilët edhe dy ish-ministra, njoftoi prokurori publik republikan, Lupço Kocevski lidhur me hetimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçanë.
"Domethënë për dy ministra ndërpritet procedura, në periudhë kur të njejtit kanë qenë ministra, nuk mund t'ju them se kush, duke pasur parasysh për të tjerët kanë aktakuzë, për periudhën kur kanë qenë në funksion", tha Kocevski.
Shtoi se procedura ndërpritet edhe për një person që ka ndërruar jetë, ndërsa për një person është ndërprerë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Ai theksoi se prokurorët kanël vendosur që të zhvillohet një procedurë e vetme, sepse numri i personave të përfshirë në aktakuzë, që është 40 faqe, nuk është i madh.
I pyetur nëse kanë dëshmi, se kush e ka futur piroteknikën në koncertin e grupit DNK, Kocevski u përgjigj se nuk kanë dëshmi.
"Prokuroria është e sigurt se kush i solli piroteknikët, si dhe në çfarë mënyre. Gjithçka është hetuar dhe do të zbulohet gjatë procedurës", tha Kocevski në konferencën e sotme për shtyp.
Lidhur me përgjegjësinë e punonjësve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, prokurorët treguan se në këtë situatë procedura është e ndryshme.
"Janë siguruar dëshmi për veprimet e ndërmarra në nivel lokal. Autoritetet e nivelit më të lartë kishin një plan, në këtë rast ka dëshmi se për të gjithë periudhën ka pasur një plan, por ai plan nuk është zbatuar në mënyrë të duhur. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se ata shkuan në vendngjarje, por përcollën informacion të rremë "se gjithçka ishte në rregull, se kushtet ishin përmbushur". Kjo është arsyeja pse kjo situatë është e ndryshme. Nëse ofrohen prova dhe prova të mëtejshme për përgjegjësinë e tyre, sigurisht që ekziston një mundësi", tha një nga prokurorët që është pjesë e ekipit të çështjes.
Prokurori nuk ndau informacione specifike në lidhje me të pandehurit, duke shpjeguar se aktakuza nuk ka ende fuqi ligjore, dhe në lidhje me pyetjen se pse askush nga qeveria aktuale nuk është i përshtatshëm, duke pasur parasysh se ata ishin në detyrë në kohën e aksidentit, ai u përgjigj se ishte e çuditshme që askush nuk e kishte mbikëqyrur diskotekën për një periudhë prej dhjetë vitesh.
Prokurori i Shtetit, Kocevski theksoi se gjatë hetimit janë përfshirë 47 persona dhe tre persona juridikë, ndërsa tani në aktakuzë janë 34 persona dhe tre persona juridikë për rastin me zjarrin në diskotekën e Koçanit "Puls", në të cilën i kanë humbur jetët 62 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar
Të gjithë 34 personat fizikë dhe tre juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçanë, ku kanë humbur jetën 62 persona mes të cilëv gjashtë fëmijë ngarkohen me vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme . Mes të pandehurve janë pronarë të lokaleve, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe npunës shtetërorë. mb/
Foto: MIA