Privohet nga liria një person për kryerjen e veprave penale „grabitje” dhe „vjedhje grabitqare”, vijon kallëzimi penal
- Nëpunësit policorë të SPB Shkup dje e kanë privuar nga liria O.A. (41) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer dy vepra penale – „grabitje” dhe „vjedhje grabitqare”, sipas nenit 237 dhe nenit 238 të Kodit Penal.
Shkup, 11 korrik 2026 (MIA) - Nëpunësit policorë të SPB Shkup dje e kanë privuar nga liria O.A. (41) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer dy vepra penale – „grabitje” dhe „vjedhje grabitqare”, sipas nenit 237 dhe nenit 238 të Kodit Penal.
"Konkretisht, veprën e parë penale e ka kryer më 12.06.2026 në shëtitoren „Dimitar Vllahov”, ku së bashku me dy persona të tjerë kanë sulmuar fizikisht një 38-vjeçar dhe i kanë marrë biçikletën, si dhe portofolin me para dhe dokumente. Veprën e dytë penale e ka kryer më 10.07.2026 në bulevardin „Koço Racin”, ku me përdorimin e forcës fizike dhe kanosjes me një send të mprehtë, një gruaje 45-vjeçare i ka marrë portofolin me para dhe dokumente.
Nga Njësia për Punë të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar pranë SPB Shkup, pas dokumentimit të plotë të rastit, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë urgjente. mb/
Foto: MIA