• e shtunë, 31 gusht 2024

Prezantim i propozim-versionit të minimum sajber standardeve të sigurisë për institucionet

Prezantim i propozim-versionit të minimum sajber standardeve të sigurisë për institucionet

Shkup, 30 gusht 2024 (MIA) - Në kuadër të projektit "Siguria kibernetike rajonale në Ballkanin Perëndimor - ndërhyrje për Republikën e Maqedonisë së Veriut", të financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, sot dhe nesër në Shkup do të mbahet seminar i grupit qeveritar multisektorial. Para ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski do të prezantohet Propozim-versioni i standardeve minimale të sigurisë kibernetike që duhet të jenë të detyrueshme për institucionet qeveritare, me qëllim të fillimit të testimit të tyre në periudhën shtator - dhjetor të këtij viti, si dhe rekomandime për krijimin e politikave në fushën e sigurisë kibernetike.

Siç paralajmërojnë organizatorët, në pjesën zyrtare të punëtorisë, përveç ministrit Andonovski, do të flasë edhe zëvendësambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Daniel Filer.

"Në pjesën e punës së seminarit, grupi qeveritar multisektorial do të diskutojë me përfaqësues të mediave, organizatave joqeveritare, publikut akademik dhe sektorit privat për rëndësinë e standardeve të sigurisë kibernetike dhe harmonizimin e tyre me parimet e qeverisjes së mirë dhe përfshirjes gjinore dhe sociale. Qëllimi i këtij diskutimi është gjithashtu të nënvizojë nevojën e përfshirjes së të gjithë shoqërisë në ndërtimin e rezistencës kombëtare ndaj kërcënimeve kibernetike", informojnë përgjegjësit e projektit.

Projekti synon të rrisë ndërgjegjësimin, të krijojë kapacitete dhe të nxisë ndryshime pozitive në aplikimin e sigurisë kibernetike në të gjithë vendin. Zbatimi i projektit filloi në gusht 2023 dhe duhet të përfundojë në mars të vitit 2025. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR