Presidentja ka vendosur se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Popullore, është një nga kandidatët që është përmendur në opinion
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi sot se ka vendosur se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Popullore, por se opinioni do ta mësojë emrin e tij pasi propozimi të dërgohet në Kuvend.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:03, 21 maj, 2025

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi sot se ka vendosur se kush do të jetë guvernatori i ardhshëm i Bankës Popullore, por se opinioni do ta mësojë emrin e tij pasi propozimi të dërgohet në Kuvend.
"Kurrë nuk tregohet së pari në opinion, por dërgohet te organi dhe Kuvendi vendos. Kjo sot do të finalizohet para se të nisem për në Itali", tha Siljanovska Davkova në deklaratën për gazetarët pas Forumit të sotëm për diplomacionë kulturore që u mbajt në kabinetin e saj.
Ajo konfirmoi se do të jetë një nga kandidatët e përmendur në opinion.
Mes tre kandidatëve më serioz për këtë funksion, lakohen emrat e guvernatores aktuale, Anita Angellovska-Bezhovska, profesorit të Fakultetit Ekonomik në Shkup Trajko Sllaveski dhe ish ministrit të Financave Zoran Stavrevski.
Kryeministri Hirstijan Mickoski, nga ana tjetër, deklaroi se pret që guvernatori i ri të punojë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të jetë një nxitës i zhvillimeve ekonomike pozitive.
"Të presim të shohim kush do të jetë propozimi që do të dorëzohet në Kuvend nga kabineti i presidentes”, tha Mickoski.
Angellovska Bezhoska mori funksionin e guvernatores më 22 maj të vitit 2018.
Funksionin e guvernatorit në Bankën Popullore para Angellovska-Bezhoskës e kanë mbajtur Dimitar Bogov (2011-2018), ndërsa më herët Petar Goshev (2004-2011), Lube Tërpeski (1997-2004) dhe Borko Stanoevski (1986-1997). qa/
Foto: MIA