• e mërkurë, 25 shtator 2024

Presidenti iranian: Hezbollahu nuk mund të përballet vetë me Izraelin

Presidenti iranian: Hezbollahu nuk mund të përballet vetë me Izraelin

Teheran, 24 shtator 2024 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan sot deklaroi se aleati i Iranit, Hezbollah "nuk mundet vetë" kundër Izraelit, bombardimet e të cilit në Liban dje shkaktuan vdekje të mbi 550 personave.

"Hezbollahu nuk mundet vetë ta kundërshtojë vendin, të cilin e mbrojnë, mbështesin dhe furnizojnë vendet perëndimore, evropiane dhe SHBA-ja", deklaroi Pezeshkijan në një intervistë për rrjetin amerikan CNN.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që "të mos lejojë që Libani të bëhet Gaza i ri", kiu Izraeli zbaton ofensivë ajrore dhe tokësore si përgjigje e sulmit nga Hamsi palestinez, aleat i Iranit dhe Hezbollahut.

Presidenti i ri iranian duhet ta mbajë fjalimin e parë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së, që fillon sot në Nju-Jork. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR