• e enjte, 17 shtator 2026

PPRMV: Pas aksionit grek "Vardaris" - hetim dhe paraburgim 30-ditor për një të dyshuar për transportimin e mbi 324 kilogramëve marihuanë

PPRMV: Pas aksionit grek

 Shkup, 16 gusht 2026 (MIA) - Pas aksionit grek "Vardaris", është duke u zhvilluar një hetim dhe është caktuar paraburgim për një person, i dyshuar për transportimin e mbi 324 kilogramëve marihuanë, njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV).

 Siç bënë të ditur nga PPRMV-së, prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar sipas një kallëzimi penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, lëshoi ​​një urdhër për zbatimin  e procedurës hetimore kundër një personi.

 "Ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari ka kryer vepër penale - "prodhim dhe lëshim në qarkullim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve". Në periudhën nga shkurti deri më 14 gusht të vitit 2026, i dyshuari, së bashku me tre të dyshuar, kundër të cilëve po zhvillohet procedurë në Republikën e Greqisë, si disa persona, në mënyrë të paautorizuar kanë organizuar shitjen, lëshim në qarkullim dhe transportimin e drogave narkotike - marihuanës, me një masë neto të përgjithshme prej 324 kilogramësh dhe 474 gramë. Në fund të shkurtit të këtij viti, i dyshuari ka furnizuar një automjet transporti, dhe në fillim të marsit një rimorkio, pas së cilës menjëherë ka organizuar transportin e supozuar të letrës së të ricikluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Turqisë, nëpërmjet Republikës së Bullgarisë. Pas përfundimit të formaliteteve doganore, më 8 mars të vitit 2026, i dyshuari është larguar nga territori i Maqedonisë me automjetin transportues dhe rimorkion drejt Republikës së Bullgarisë. Megjithatë, në vend që të vazhdojë për në Republikën e Turqisë, ai është drejtuar për në Republikën e Greqisë, ku e ka lënë automjetin me rimorkion në një parking të mbyllur me qira në Selanik", sqaroi PPRMV-së

  Në komunikatë shtohet se atje është takuar me dy nga të dyshuarit kundër të cilëve po zhvillohen procedura në Republikën e Greqisë, njëri prej të cilëve nuk ishte i disponueshëm për organet e ndjekjes, dhe organizoi transportin e mëtejshëm të lëndëve narkotike, siç u tha, pasi ato ishin fshehur në ngarkesën e letrës së ricikluar.

 Prokurori publik ka vlerësuar se nëse i dyshuari lihet të mbrohet në gjendje të lirë, mund të largohet, të pengojë procedurën penale duke ndikuar te bashkëpunëtorët dhe dëshmitarët, ose të përsërisë krimin.

 "Për këto arsye, deri te gjykatësi të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale - Shkup iu dorëzua propozim për caktimin e masës - paraburgim. Gjykatësi e pranoi propozimin dhe, me vendim, dje i caktoi të dyshuarit paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh" shtuan nga PPRMV.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR