• e premte, 30 gusht 2024

Popko: Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi më shumë se 10 dronë në sulmin e fundit në Kiev

Popko: Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi më shumë se 10 dronë në sulmin e fundit në Kiev

Kiev, 29 gusht 2024 (MIA) - Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar më shumë se 10 dronë në sulmin e fundit rus në Kiev, delaroi Serhij Popko,  shef i administratës ushtarake të Kievit.  

Ky është sulmi i tretë i tillë në kryeqytetin e Ukrainës në katër ditët e fundit. 

 Ndërkohë, forcat ukrainase lëshuan një mesazh në Telegram në të cilin thuhet se e kanë sulmuar objektin e magazinimit të naftës Atlas në rajonin Rostov të Rusisë dhe objektin e magazinimit të naftës Zenit në rajonin Kirov të Rusisë. Sulmet të cilat kanë ndodhur dje kanë shkaktuar zjarre në dy magazinat e naftës.

Në të njëjtin mesazh, ushtria ukrainase thotë se dje ka sulmuar edhe një depo artilerie në zonën e Voronezhit. 

 Në të njëjtën kohë, guvernatori i Sevastopolit në ishullin e Krimesë, Mihail Razvozaev, deklaroi se ushtria ruse kishte neutralizuar atje katër dronë ukrainas dhe tre anije ukrainase pa ekuipazh.

 Guvernatori rajonal i rajonit të Belgorodit të Rusisë, Vajçeslav Gladkov, njoftoi se një person u vra në qytetin Belgorod të Shebekinos gjatë bombardimeve nga Ukraina. Dy persona u plagosën. Gjithashtu u dëmtua një ndërtesë administrative dhe një objekt i infrastrukturës sociale.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se dy dronë u rrëzuan mbi rajonin Brjansk dhe një mbi rajonin Belgorod. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR