Polonia dhe Gjermania nënshkruan një marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje
- Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë dhe Gjermanisë, Vlladisllav Koshnjak-Kamish dhe Boris Pistorius, sot nënshkruan në Varshavë marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në mbrojtje, e cila parashikon stërvitje të përbashkëta ushtarake, zhvillimin e infrastrukturës ushtarake, bashkëpunimin në sigurinë kibernetike dhe përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e Detit Baltik.
- Post By Ramize Qamili
- 19:09, 17 qershor, 2026
Varshavë, 17 qershor 2026 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të Polonisë dhe Gjermanisë, Vlladisllav Koshnjak-Kamish dhe Boris Pistorius, sot nënshkruan në Varshavë marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim në mbrojtje, e cila parashikon stërvitje të përbashkëta ushtarake, zhvillimin e infrastrukturës ushtarake, bashkëpunimin në sigurinë kibernetike dhe përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e Detit Baltik.
"Nacionalizmat e shekullit të kaluar nuk kanë zgjidhur asnjë problem të vetëm. Të dy e kuptojmë se baza e sigurisë në krahun lindor të NATO-s është parandalimi, i cili kërkon bashkëpunimin e Polonisë dhe Gjermanisë. Duhet të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm. Po nënshkruajmë marrëveshjen e mbrojtjes sepse ajo e mëparshmja u nënshkrua 15 vjet më parë në rrethana të ndryshme, tre vjet para aneksimit të Krimesë dhe para sulmit ndaj Ukrainës. Rrethanat kanë ndryshuar plotësisht", deklaroi Pistorius.
Ai potencoi bashkëpunimin në refuzimin e sulmeve hibride ndaj të dy vendeve, pas çka duke shtuar se lëvizshmëria ushtarake dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike janë thelbësore për mbrojtjen e të gjithë Evropës. rq/
Foto: EPA