• e diel, 06 shtator 2026

Pollozhani: Mendoj se në të dyja ndeshjet merituam më shumë

Pollozhani: Mendoj se në të dyja ndeshjet merituam më shumë

Shkup, 14 gusht 2026 (MIA) - Futbollistët e Shkëndis së Tetovës e përfunduan paraqitjen në kupat evropiane, pasi mbrëmë në Shkup, në ndeshjen e kthimit, mbetën 0:0 me skuadrën skoceze Hibernian, dhe kështu, mysafirët e ruajtën epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë. Përfaqësuesi i Maqedonisë pati raste shënimi, por topi nuk përfundoi në rrjetën e kundërshtarit.

"Për momentin jemi të zhgënjyer, donim të luanim në plej-ofin e Ligës së Konferencës. Asnjëherë nuk është mirë ta përfundohet paraqitja në Evropë, por tani do të përqendrohemi në kampionatin vendor. Tani do të fokusohemi në luftën për titullin. Në pjesën e parë patëm intensitet, por nuk ishim konkretë. Në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë dhe mendoj se në të dyja ndeshjet merituam më shumë. Në ndeshjen në Skoci pësuam gol në minutën e fundit", deklaroi trajneri i Shkëndiës, Artim Pollozhani.

Shkëndiën të dielën e pret një ndeshje në kuadër të kampionatit vendor kundër Bregallnicës së Shtipit. qa/

Foto: Fejsbuku i Shkëndisë, Tetovë

 

QËNDRONI TË LIDHUR