• e martë, 17 nëntor 2026

Policia në Split parandaloi përleshjen midis tifozëve të Hajdukut dhe Ajaksit, arrestohen 57 persona 

Policia në Split parandaloi përleshjen midis tifozëve të Hajdukut dhe Ajaksit, arrestohen 57 persona 

Split, 15 nëntor 2026 (MIA) - Policia në Split mbrëmë arrestoi 57 persona dhe parandaloi përleshje midis tifozëve të Hajdukut dhe Ajaksit. Në incidentin, siç kumtoi policia kroate, askush nuk u lëndua. 

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30. kur njëqind tifozë të dy klubeve u takuan në qendër të Splitit. Policia përdori forcë për t’i shpërndarë tifozët, ndërsa rendi dhe qetësia publike u vendosën brenda 15 minutash.

Në spitalin në Split mbërmë kërkuan ndihmë mjekësore dy tifozë holandezë për shkak të lëndimeve të lehta.

Sipas disa mediave kroate, rreth 150 tifozë të Hajdukut mbrëmë sulmuan tifozët e Ajaksit, ndërsa policia parandaloi përhapjen e trazirave.

Disa incidente i paraprinë trazirave të mbrëmshme. Policia më parë ka raportuar për dy sulme të ndara, në të cilat dy shtetas holandezë u lënduan lehtë. Gjashtë shtetas kroatë u ndaluan në lidhje me këto sulme, ndërsa dhjetë të tjerë u ndaluan për posedim të sendeve të paligjshme.

Policia të martën në mbrëmje arrestoi 32 persona, prej të cilëve 19 ishin të huaj dhe 13 shtetas kroatë.

Hajduku dhe Ajaxi do të luajnë sot ndeshjen në Ligën e Konferencës së UEFA-s. Policia ka paralajmëruar masa të shtuara të sigurisë për ndeshjen dhe u ka bërë thirrje qytetarëve dhe hotelierëve të raportojnë çdo situatë që mund të çojë në konflikte të reja. bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR