• e mërkurë, 28 gusht 2024

Policia australiane arrestoi 1.600 persona dhe sekuestroi drogë në një vlerë prej 93 milionë dollarë

Policia australiane arrestoi 1.600 persona dhe sekuestroi drogë në një vlerë prej 93 milionë dollarë

 Sidnej, 27 gusht 2024 (MIA) - Policia australiane bëri të ditur se ka arrestuar më shumë se 1.600 persona dhe ka sekuestruar drogë në një vlerë prej 93 milionë dollarë australianë (63 milionë dollarë amerikanë) si pjesë e një aksioni njëjavor kundër drogave të paligjshme dhe krimit të organizuar.

Aksioni  i përbashkët, i quajtur Operacioni Vitreus, ka zgjatur nga 19 gushti deri më 23 gusht dhe kishte për qëllim uljen e disponueshmërisë së drogave të paligjshme në të gjithë Australinë, thuhet në deklaratën e përbashkët të  autoriteteve shtetërore dhe federale. 

 Siç raporton DPA, janë arrestuar gjithsej 1.611 persona  nën akuza të lidhura me drogën. Autoritetet, kanë sekuestruar pothuajse 1.400 kilogramë drogë dhe më shumë se 2.500 bimë kanabis, me një vlerë të përgjithshme të vlerësuar në rrugë prej 93 milionë dollarë.

 Mes drogave të sekuestruara ka pasur heroinë, metilamphetaminë, kokainë, MDMA dhe ketaminë.

 Foto: Arkivi i policisë australiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR