Poetja kanadeze En Karson mori Çmimin Nobel për letërsi
- Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, En Karson, sot është shpallur fituese e Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2026, njoftoi Akademia suedeze në Stokholm.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:19, 8 tetor, 2026
Stokholm, 8 tetor 2026 (MIA) - Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, En Karson, sot është shpallur fituese e Çmimit Nobel për letërsi për vitin 2026, njoftoi Akademia suedeze në Stokholm.
Karson, e cila është 76 vjeçe, e fitoi çmimin "për veprën e saj të guximshme dhe shpikës, i cili, në një dialog të gjallë me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore".
Karson, është e njohur për veprat e saj, të cilat shpesh i kapërcejnë kufijtë mes poezisë, fiksionit dhe letërsisë shkencore. Ajo gjithashtu ka përkthyer letërsi të lashtë greke dhe për më shumë se 30 vjet ka qenë profesoreshë e studimeve klasike.
Çmimi Nobel i ndahet autorit për veprën e tij jetësore dhe konsiderohet vlerësimi më prestigjioz në letërsinë botërore. Fituesi i këtij viti do të marrë një shumë prej rreth 1,2 milionë dollarë, pavarësisht nëse çmimi i jepet një individi, një grupi të vogël fituesish apo një organizate.
Java e Nobelit do të përfundojë të premten me shpalljen e Çmimit Nobel për Paqe, ndërsa Çmimi Përkujtimor Nobel për Shkencat Ekonomike do të shpallet të hënën. qa/
Foto: Vikipedia