• e mërkurë, 28 gusht 2024

Plenkoviqi në mesin e kryeministrave më të paguar në BE

Plenkoviqi në mesin e kryeministrave më të paguar në BE

Zagreb, 26 korrik 2024 (MIA) - Pas vendimit të Qeverisë kroate për rritjen e pagave të përfaqësuesve më të lartë shtetërorë, Andrej Plenkoviq do të jetë në mesin e kryeministrave më të paguar në Bashkimin Evropian. 

Mediat kroate njoftuan se paga bruto e Plenkoviqit nga muaji i ardhshëm do të jetë 9.367 euro, kjo është për 2.274 euro më shumë se tani dhe 1,7 para më shumë nga neto - paga mesatare në Kroaci. Kryeministri me këtë do të ketë rritje në vlerë të një neto pagës mesatare plus 950 euro shtesë. 

Pagë më të lartë merr kryeministri hungarez Viktor Orban – 16.000 euro në muaj, pastaj vijon kryeministri i Sllovakisë me 11.000 euro dhe presidenti i Çekisë, Petër Fijalla me 10.800 euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR