• e diel, 15 nëntor 2026

Platini i bën thirrje Infantinos të japë dorëheqje

Platini i bën thirrje Infantinos të japë dorëheqje

Paris, 31 gusht 2026 (MIA) - Ish presidenti i UEFA-s, Mishel Platini i ka bërë thirrje presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino të jap dorëheqje duke e akuzuar për mosrespektim të rregullave të futbollit.

Platini ka përmendur Kampionatin botëror 2026, duke përfshirë pushimet shtesë gjatë ndeshjeve dhe vendimin për të zgjatur pushimin e pjesës së parë të finales në 30 minuta.

"Nuk mund të marrësh një vendim përmes autoriteteve sportive. Mendoj se nëse UEFA dëshiron ta shkarkojë Infantinon, kjo do të ndodhë përmes gjykatave... Gjithmonë e dija që ai i donte paratë dhe pushtetin", e citon "RMC Sport", Platinin.

Në qershor 2026, u bë e ditur se Platini, përmes avokatëve të tij në Paris, kishte ngritur padi penale kundër Infantinos dhe pesë zyrtarëve dhe prokurorëve të tjerë zviceranë të futbollit.

Sipas ish presidentit të UEFA-s, kishte një komplot kundër tij për ta futur në kurth dhe për ta penguar atë të bëhej president i FIFA-s 10 vjet më parë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR