• e premte, 19 prill 2024

Pjesa më e madhe e shoqërive financiare japin kredi konsumatore, vitin e kaluar janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro

Pjesa më e madhe e shoqërive financiare japin kredi konsumatore, vitin e kaluar janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro

Shkup, 19 mars 2023 (MIA) - Kreditë me para në dorë nga dy mijë deri në mbi 100 mijë denarë, aplikim onlajn, aprovim për disa minuta dhe në të njëjtën ditë para në dorë , janë pjesë e shërbimeve të ofruara nga shoqëritë financiare.

Ofrohen kredi të shpejta me para në dorë, kredi të dedikuara, kredi rifinancuese, kredi për pensionistët. Aplikimi është me minimum dokumente, më shpesh me letërnjoftim, pa zhirantë dhe pa dëshmi të ardhurash.

Shlyerja e kredisë është me disa këste që mund të paguhen drejtpërdrejt në filialet e këtyre shoqërive financiare ose nëpërmjet bankave komerciale. Madje disa prej tyre ofrojnë mundësinë e shtyrjes së afatit të shlyerjes nga disa ditë deri në një muaj.

Qytetarët më shpesh i përdorin kreditë e tilla të shpejta kur u duhen urgjentisht para për të mbuluar shpenzime të caktuara. Në disa prej këtyre shoqërive financiare mund të gjenden edhe të dhënat që tregojnë se numri i aplikimeve të miratuara i tejkalon 200 mijë.

Lejet për themelimin dhe funksionimin e këtyre shoqërive financiare jepen nga Ministria e Financave. Sipas të dhënave të publikuara në Propozim-ndryshimet e zgjidhjes ekzistuese ligjore, deri më 1 nëntor të vitit 2022, në tregun financiar punonin në mënyrë aktive 33 shoqëri financiare. Shumica e tyre kanë aprovuar kredi konsumatore për persona fizikë.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov sot do të informojnë për fillimin e parashtrimit të kërkesave për të tretën pa interes.

Министерот за економија Крешник Бектеши и директорот на Развојната банка на Северна Македонија, Кире Наумов денеска ќе информираат за почетокот на поднесувањето на барања за третата бескаматн

Vitin e kaluar për këto shoqëri janë shqiptuar 13 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16 mijë euro

Nga kontrollet e kryera në këto kompani rezulton se te më shumë se gjysma e tyre janë konstatuar parregullsi. Në një deklaratë për MIA-n, Ministria e Financave thekson se gjatë vitit të kaluar janë kryer mbikëqyrje në terren te 16 shoqëri financiare me ç'rast te 10 prej tyre janë konstatuar parregullsi. Tetë nga shoqëritë financiare në të cilat janë konstatuar parregullsi duhet të paguajnë gjobë në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro.

"Në dy shoqëri financiare janë shqiptuar masa-urdhra për heqjen e parregullsive, ndërsa për tetë shoqëri ku janë konstatuar parregullsi janë shqiptuar gjithsej 13 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 16.000 euro dhe njëherësh janë shqiptuar 20 masa - urdhra  për heqjen e parregullsive", bëjnë të ditur nga Ministria e Financave.

Gjobat, siç theksojnë nga Ministria e Financave, janë shqiptuar në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore.

Ndryshimet në Ligjin për shoqëritë financiare në drejtim të mbrojtjes më të madhe të qytetarëve

Nga Ministria e Financave theksojnë se janë bërë ndryshime në Ligjin për shoqëritë financiare me qëllim të mbrojtjes më të madhe të qytetarëve që përdorin shërbimet e këtyre shoqërive financiare dhe rritjen e besimit tek këto shoqëri.

"Qëllimi themelor i ndryshimeve është që shoqëritë financiare të përfaqësojnë institucione financiare që ofrojnë alternativë ndaj punës bankare, e jo vetëm shoqëritë që ofrojnë kredi afatshkurtra për popullatën përmes forcimit të kornizës rregullatore për funksionimin e shoqërive financiare, duke rritur mbrojtjen e qytetarëve shfrytëzues të kredisë, rregullimi i aktivitetit financiar-faktoring dhe rregullim plotësues të mbikëqyrjes mbi shoqëritë financiare", thuhet në Propozim-zgjidhjen ligjore të dorëzuar në Kuvend.

Ndryshimet u miratuan në një seancë të qeverisë në dhjetor të vitit të kaluar, por janë ende në procedurë parlamentare. Sipas ueb faqes së Kuvendit, Propozim ligji është dorëzuar më 27 janar dhe është në procedurë të rregullt.

Me to, shfuqizohet mundësia e marrjes së kredisë për mbylljen e kredisë së maturuar në të njëjtën shoqëri financiare. Shoqëria financiare nuk do të jetë në gjendje të lidhë marrëveshje kredie konsumatore nëse shpenzimet që nuk përfshihen në normën vjetore të shpenzimeve të përgjithshme kalojnë 60 për qind të shumës së kredisë së aprovuar.

Одложување на отплатата на обврските по кредитите до шест месеци, понудија банките и штедилниците за граѓаните поради кризата, а олеснувања за отплата најавуваат и нефинансиските друштва и за

Prolongim të shlyerjes së detyrimeve të kredisë deri në gjashtë muaj  kanë ofruar Bankat dhe bankat e kursimeve për qytetarët për shkak të krizës, ndërsa lehtësime për shlyerje paralajmërojnë edhe shoqëritë jofinanciare.

Përcaktohet shuma maksimale e të gjitha kostove që lidhen me kredinë dhe kompensimet u referohen të gjitha shpenzimeve që konsumatori i paguan ose ka detyrimin t'i paguajë gjatë gjithë periudhës së vlefshmërisë së marrëveshjes, të cilat rrjedhin ose lidhen në ndonjë mënyrë me marrëveshjen për kredi konsumatore ose shërbime të ngjashme.

Me ndryshimet, shfuqizohet mundësia që shoqëritë tregtare që kanë leje ose licencë sipas Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese të mund të jenë ndërmjetësues kredie të shoqërisë financiare, përkatësisht të ofrojnë produkte kreditore.

Po ashtu është duke u forcuar mbikëqyrja mbi veprimtarinë e shoqërive financiare, sipas shembullit të rregullatorëve të tjerë (si Banka Popullore dhe Komisioni i Letrave me Vlerë), për të cilat do të parashikohet dhe miratohet rregullore e veçantë.

Për mosrespektim të dispozitave ligjore parashikohen gjoba nga 8000 deri në 10000 euro.

Biljana Anastasova-Kostiq

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR