Peskovi: Nëse Zelenski dëshiron bisedë, mund të vijë në Moskë
- Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, deklaroi se Kremlini e ka parë letrën e hapur të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se Zelenski mund të vijë në Moskë në çdo kohë nëse donte të takohet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:49, 5 qershor, 2026
Moskë/Kiev, 5 qershor (MIA) - Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, deklaroi se Kremlini e ka parë letrën e hapur të presidenti ukrainas Volodimir Zelenski drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, duke shtuar se Zelenski mund të vijë në Moskë në çdo kohë nëse donte të takohet.
"Pata mundësinë ta lexoja letrën. Presidenti Putin tha se nëse Zelenski dëshiron të bisedojë, mund të vijë në Moskë dhe ta bëjë këtë", deklaroi Peskovi.
Zelenski në një letër të hapur të publikuar dje thekson se nuk është gati të udhëtojë në Rusi për negociata, duke theksuar se presidenti ukrainas nuk ka asgjë për të kërkuar në Moskë, ashtu si lideri rus nuk nuk ka çfarë të kërkojë në Kiev.
Ai propozoi një takim në një vend të tretë, duke përmendur se si lokacione të mundshme do të mund të ishin Zvicra, Turqia ose vendet e botës arabe.
Në një letër të publikuar në faqen e internetit të presidencës ukrainase, Zelenski gjithashtu shprehu gatishmëri për një armëpushim të plotë gjatë negociatave dhe bëri thirrje për një takim të drejtpërdrejtë midis liderëve me pjesëmarrjen e ndërmjetësve ndërkombëtarë.
Foto: Arkivi i MIA-s