• e mërkurë, 10 qershor 2026

Peshk i pjekur - "Al cartoccio" me shije mesdhetare i pjekur në avullin e vet

Peshk i pjekur -

Kjo mënyrë tradicionale e përgatitjes së peshkut në letër/fletë alumini lejon që të gjitha aromat dhe lëngjet të ruhen, kurse peshku të jetë tejet i lëngshëm dhe plot shije. I kombinuar me perime të freskëta dhe vaj ulliri, jutfitoni shujtë  të lehtë dhe elegante ideal për drekë familjare ose  darkë të veçantë.

Përbërësit e nevojshëm:

2 peshq të freskët

1 kungullesh e vogël

2 karota

2 speca

10 domate sheri

4 patate mesatare

vaj ulliri

kripë

piper i zi

borzilok

majdanoz i freskët

lëng limoni

 

Përgatitja:

Pastroni peshkun, hidhni krip dhe piper. Pastroni perimet. Ziejini patatet dhe karotat në ujë të kripur për rreth 10 minuta, pastaj kullojini. Ngroheni furrën në 200°C. Pritini perimet në copa mesatare. Përgatitni letër pjekjeje ose letër alumini. Vendosni kungulleshkat dhe karotat poshtë, dhe pjesën tjetër të perimeve përreth tyre. Hidhni krip dhe piper dhe spërkatni me pak vaj ulliri. Vendosni nga një degë majdanozi të freskët në secilin peshk. Vendosni peshkun sipër perimeve, spërkatni me vaj ulliri dhe disa pika lëng limoni, pastaj mbylleni me kujdes letrën e pjekjes/letrën e aluminit si një qese. Përsëriteni procedurën me peshkun e mbetur. Piqeni për rreth 20 minuta. Pastaj hapni me kujdes qeset dhe piqini për 10 minuta të tjera në mënyrë që peshku të marrë ngjyrë kafe të mirë. Lërini për 5 minuta para se t'i servirni, në mënyrë që shijet të përzihen dhe lëngjet të përthithen.

 

 

Foto: Мagnific

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR