• e shtunë, 08 nëntor 2025

Pesë të vdekur gjatë sulmeve të reja ruse dhe ukrainase

Pesë të vdekur gjatë sulmeve të reja ruse dhe ukrainase

Kiev, 8 tetor 2025 (MIA) - Tre persona e humbën jetën gjatë një sulmi raketor ndaj rajonit rus Bellgorod, ndërsa dy të tjerë gjatë granatimit të qytetit Herson në Ukrainën jugore, kumtuan autoritetet ruse dhe ukrainase.

Guvernatori i rajonit Bellgorod, Vjaçesllav Glladkov deklaroi në "Telegram" se është sulmuar fshati Masllova Pristan në qarkun Shebekinsk, që ndodhet në kufi me Ukrainën.

Sipas tij, një pjesë e infrastrukturës është "shkatërruar pjesërisht", ndërsa është emundur nën rrënoja të ketë edhe viktima të tjera.

Në Herson, guvernatori Oleksandr Prokudin kumtoi se dy persona të moshuar janë vrarë gjatë një sulmi rus ndaj qytetit.

Herson, qendër administrative e rajonit me të njejtin emër, u çlirua nga forcat ukrainase në nëntor të vitit 022, pas gjashtë muajve të okupimit rus.

Armata ruse, e cila invazionin e filloi në shkurt të vitit 2022, vazhdon me sulme masive ndaj Ukrainës, përderisa Kievi kundërpërgjigjet me sulme me raketa dhe dronë.

Forcat ajrore ukrainase kumtuan se gjatë natës së kaluar Rusia ka sulmuar me 183 dronë, prej të cilëve 154 janë rrëzuar. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR