Pesë shtatas azerbajxhanas janë vrarë në sulmin ndaj dy anijeve transportuese në Detin Azov
- Pesë shtetas azerbajxhanas janë vrarë, ndërsa tre u plagosën në një sulm ndaj dy anijeve transportuese në Detin Azov, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit.
- Post By Besnik Shuki
- 16:52, 5 qershor, 2026
Baku, 5 qershor 2026 (MIA) - Pesë shtetas azerbajxhanas janë vrarë, ndërsa tre u plagosën në një sulm ndaj dy anijeve transportuese në Detin Azov, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve për anijet e goditura në Gjirin Taganrog, Ministria njoftoi se ekuipazhet përbëheshin nga gjithsej 25 qytetarë azerbajxhanas, por se anijet nuk ishin në pronësi të Azerbajxhanit.
Paraprakisht sot, Ukraina njoftoi se dronë të saj kanë goditur pesë anije në portet Mariupol dhe Berdjansk në Detin Azov, si dhe në ujërat bregdetare të territoreve ukrainase nën kontrollin rus.
Komandanti i forcave ukrainase për sisteme pa pilot, Robert Brovdi tha se dronë ukrainas kanë goditur anije transportuese dhe një tanker, të cilat, ai tha se janë përfshirë në "vjedhjen" e grurit ukrainas dhe në transport të pajisjeve ushtarake dhe derivateve. bsh/
Foto: Arkiv