Pas dy javëve pritje, një qytetar i Berlinit i ka kërkuar 120 milionë eurot nga "Euroxhekpoti"
- Rreth dy javë pasi që janë tërhequr numrat fitues, është paraqitur fituesi i lumtur dhe "misterioz" i lotarisë evropiane "Euroxhekpot", me fitore në vlerë prej 120 milionë eurove. Ai është një burrë i moshës mes 30 dhe 60 vjeçare, i cili dje personalisht u paraqit në zyrën e Lotarisë në Berlin, njoftoi DPA.
- Post By Melahat Baftija
- 10:23, 8 tetor, 2025
Berlin, 8 tetor 2025 (MIA) - Rreth dy javë pasi që janë tërhequr numrat fitues, është paraqitur fituesi i lumtur dhe "misterioz" i lotarisë evropiane "Euroxhekpot", me fitore në vlerë prej 120 milionë eurove. Ai është një burrë i moshës mes 30 dhe 60 vjeçare, i cili dje personalisht u paraqit në zyrën e Lotarisë në Berlin, njoftoi DPA.
"Ai nuk është shpejtuar, sepse ka dashur që lami të përhapej. Dukej i qartë dhe i qetë", deklaroi zëdhënësi i përfaqësuesit së Berlinit.
Fituesi nuk ka zbuluar asnjë plan për pasurinë e tij ë re. Pritet që paratë të transferohen në llogarinë e tij javën e ardhshme pas një verifikimi të detyrueshëm.
Përpara se të fitonte çmimin, ai vendosi nëntë baste me një total prej 19 eurosh. Numrat fitues - 7, 8, 31, 32, 33 dhe numrat evropianë 10 dhe 11 - u hodhën në short më 23 shtator në kryeqytetin finlandez Helsinki. Pas kësaj, zyrtarët e lotarisë dhe zyrtarët menduan të fillonin kërkimin për fituesin që "nuk kishte nxitim" për të kërkuar çmimin e tij.
Sipas rregullave të lotarisë, fituesi ka tre vjet kohë për të kërkuar çmimin e tij. mb/
Foto: MIA