Lirohen pengjet izraelite në Gazë, pritet edhe lirimi i 250 të burgosurve palestinezë
- Në orët në vijim, pritet të lirohen 250 të burgosur palestinezë dhe 1.700 persona të mbajtur në Gazë, përfshirë 22 fëmijë.
Tel Aviv, 13 gusht 2025 (MIA) - Edhe 13 pengjet e fundit të gjalla që mbaheshin nga Hamasi në Rripin e Gazës janë liruar dhe iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, njoftuan mediat izraelite. Më herët sot, shtatë izraelitë të rrëmbyer u liruan, që do të thotë se pas 738 ditësh robërie, Hamasi nuk mban më asnjë peng të gjallë në Gazë.
Disa nga pengjet arritën të zhvillonin një bisedë të shkurtër video me familjet e tyre pak para lirimit të tyre, ndërsa incizimet e këtyre momenteve u shfaqën edhe në rrjetet sociale.
#BREAKING
— War Updates FC (@k_c_shivansh) October 13, 2025
🇮🇱 ALL 13 REMAINING HOSTAGES TRANSFERRED TO RED CROSS; BAR KUPERSTEIN REUNITED WITH FAMILY IN ISRAEL
The final 13 living Israeli hostages have been officially handed over to the International Red Cross by Hamas in northern Gaza.
Among them is Bar Kuperstein, whose… https://t.co/m3GpHi086G pic.twitter.com/jvAXQHnHXG
Për shumë prej tyre, ky ishte kontakti i parë vizual me të afërmit e tyre pas më shumë se dy vitesh robëri, një kohë gjatë së cilës ata ishin plotësisht të izoluar nga bota e jashtme.
Videot po vlerësohen si një veprim propagande i Hamasit, me të cilin grupi po përpiqet të paraqitet si njerëzor. Në disa ng aincizimet vërehen pjesëtare të armatosur të Hamasit në prapavi.
Për të shmangur një shfrytëzim të tillë mediatik, këtë herë dorëzimet u mbajtën pa ceremoni dhe pa praninë e mediave.
"Të gjithë po ktheheni në shtëpi – të gjithë", deklaroi e përlotur Ejnav Zangauker, nëna e njërit prej pengjeve, e cituar nga Tajms of Izrael. "Lufta ka përfunduar".
Mediat publikuan gjithashtu foto të pengjeve të tjera të liruara - vëllezërve David dhe Ariel Kunio dhe Nimrod Koen - duke folur me familjet e tyre nëpërmjet videove. "Nuk dëgjova asgjë, por i pashë dhe kjo mjaftoi", tha nëna e vëllezërve Kunio.
Në orët në vijim, pritet të lirohen 250 të burgosur palestinezë dhe 1.700 persona të mbajtur në Gazë, përfshirë 22 fëmijë.
Sipas mediave izraelite, të burgosurit po përgatiten të largohen nga burgu Ofer i cili ndodhet në Bregun Perëndimor të okupuar.
Lista e të burgosurve të liruar u publikua nga Ministria Izraelite e Drejtësisë të premten.
Në të nuk përfshihen shtatë zyrtarët e lartë palestinezë, mes të cilëve Marban Barguti dhe Ahmad Saadat, të cilët Hamasi i kërkonte si pjesë të shkëmbimit.
Dhjetëra familje kanë pritur jashtë burgut që nga mëngjesi për të mirëpritur të dashurit e tyre. Sipas planit, rreth 100 të burgosur do të lirohen në Bregun Perëndimor, të tjerë do të deportohen në Gaza ose Egjipt, dhe një numër i vogël do të lirohet në Jerusalemin Lindor. ls/
Foto: EPA