Parlamenti i Hungarisë e zgjodhi Andrash Bakën, ish kryetar të Gjykatës Supreme, president të vendit
- – Parlamenti i Hungarisë e zgjodhi Andrash Bakën, ish kryetar të Gjykatës Supreme, president të vendit.
- Post By Fitore Curri
- 17:09, 11 gusht, 2026
Budapest, 11 gusht 2026 (MIA) – Parlamenti i Hungarisë e zgjodhi Andrash Bakën, ish kryetar të Gjykatës Supreme, president të vendit.
Baka u zgjodh në këtë, në masë të madhe, funksion ceremonial me votat e partisë së qendrës së djathtë në pushtet Tisa. Deputetët nga partia opozitare Fides paraprakisht kumtuan se nuk do të marrin pjesë në votim.
Parlamenti e zgjedh presidentin me shumicë prej dy të tretave në votim të fshehtë. Nëse votimi i parë nuk ka sukses, mbahet votimi i dytë me dy kandidatë të cilët fituan më së shumti vota, me çka nuk nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Nëse edhe votimi i dytë nuk ka sukses, parashtrohen kandidatura të reja dhe mbahet votimi i ri.
Presidenti i zgjedhur merr detyrën në ditën e tetë pas publikimit të rezultateve nga votimi, pasi paraprakisht të japë betim në Parlament. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s