• e mërkurë, 10 qershor 2026

Para deputetëve Propozim-ligji për huamarrje me kredi prej 260 milionë euro 

Para deputetëve Propozim-ligji për huamarrje me kredi prej 260 milionë euro 

Shkup, 19 maj 2026 (MIA) - Kuvendi sot pritet të vazhdojë seancën e 102-të, ku në rend dite kanë mbetur edhe 11 pika. Para deputetëve sot është Propozim-ligji për huamarrje për nevoja të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 260 milionë euro, i cili po miratohet me procedurë të shkurtuar.  

Sipas Propozim-ligjit, huaja do të tërhiqet në një transhe, në përputhje me afatet dhe kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen e huasë, afati i shlyerjes së huasë është shtatë vjet, në nëntë këste të barabarta gjashtëmujore, me periudhë grejs prej tre vjetësh. Norma e interesit është variabile dhe përbëhet nga EURIBOR-i gjashtëmujor i rritur me një marzh prej 2,10 për qind. 

"Republika e Maqedonisë së Veriut do t'u paguaj huadhënësve një provizion në vlerë prej 1,4 për qind të shumës së hausë. Republika e Maqedonisë së Veriut do t'i paguajë Agjentit të Huadhënësve një provizion në vlerë prej 12,500 eurosh", thuhet në Propozim-ligjin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit. 

Në rend dite të senacës kuvendore janë edhe Strategjia financiare e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2027-2031, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmjetësim, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për standardin e nxënësve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për standardin studentor, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike Radiodifuzioni i Maqedonisë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për punë të brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje financiar të investime, të gjitha me procedurë të shkurtuar dhe Raport vjetor për punën e Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR