• e mërkurë, 10 qershor 2026

Panel diskutim "Nga vizioni deri te përgjigja gjeopolitike: Zgjerimi i BE-së në realitetin e ri gjeopolitik"

Panel diskutim

Shkup, 20 maj 2026 (MIA) - Panel diskutimi me temë "Nga vizioni deri te përgjigja gjeoëpolitike: Zgjerimi i BE-së në realitetin e ri gjeopolitik" do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer, Lëvizjes evropiane dhe Qendrës Vilfrid Martens për Studime evropiane. Në panel diskutimin, që është pjesë e shënimit të Ditës së Evropës - 9 Majit, parashihet pjesëmarrja e përfaqësuesve nga vendi dhe jashtë, korit diplomatik, komunitetit akademik, studentëve,...

Organizuesit paralajmërojnë fjalim të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe pjesëmarrje të zëvendëskryeminsitrit të parë dhe ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ambasadores gjermane, Petra Dreksler, si dhe të Stefen Hudolin - shef i bashkëpunimit në Delegacionin e BE, Peter Hefele - drejtor për politika pranë Qendrës për studime evropiane Vilifrid Martens, Antonjo Milloshoski - nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane dhe Venko Filipçe, kryetar i Këshillit nacional për eurointegrime.

Ngjarjen do ta hapin Mileva GJurovska, kryetare e Lëvizjes evropiane, Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Peter Hefele, drejtor për prolitika pranë Qendrës prë studime evropiane Vilifrid Martens.

Në kuadër të ngjarjes do të ndahet edhe plaketa për Personalitet evropian të vitit 2025 - kardiologut intervent, profesorit universitar Sashko Kedev.

Pjesa e dytë e ngjarjes do të organizohet si Klub rinor me temë: "Të rinjtë dhe Evropa digjitale: Nga ndjekës drejt liderëve". Në kuadër të klubit rinor do të mbahet debat me fjalime hyrëse nga Dragana Bojkovska, deputete (VMRO-DPMNE) / koordinuese e Klubit për çështje dhe politika rinore; Monika Zajkova, deputete e PLD-së; Ana Mihajllov, drejtoreshë e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet; dhe Konstantin Minoski, profesor në Fakultetin filozofik pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Shkup.

Në kuadër të klubit rinor do të mbahen edhe gara në oratori, me pjesëmarrje të studentëve nga disa univesritete të vendit, si dhe kuiz i diturisë për Bashkimin Evropian me pjesëmarrje të nxënësve të shkollave të mesme të vendit. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR