• e enjte, 10 korrik 2025

Pakistani e mbylli kufirin me Iranin

Pakistani e mbylli kufirin me Iranin

Islamabad, 16 qershor 2025 (MIA) – Pakistani i mbylli të gjitha vendkalimet kufitare me Iranin në kohë të pacaktuar, për shkak të sulmeve ndërmjet Izraelit dhe Iranit. 

“Vendkalimet kufitare në të gjitha pesë rajonet janë mbyllur”, deklaroi Kadir Baksh Pirkani, përfaqësues i autoritetit lokal në zonën Baluçistan, e cila kufizohet me Iranin 

Gjatë fundjavës Teherani njoftoi se Pakistani me armë bërthamore do ta sulmojë Izraelin në rast të ndonjë sulmi bërthamor izraelit ndaj Iranit. 

Gjenerali iranian Mohsen Rezai për televizionin shtetëror deklaroi se Pakistani është pajtuar që ta mbështesë Iranin dhe do ta sulmojë Izraelin nëse ai përdor armë bërthamore ndaj Iranit. 

Pakistani na tha se nëse Izraeli përdor bombë bërthamore ndaj Iranit, atëherë Pakistani gjithashtu do ta sulmojë Izraelin me bombë bërthamore, tha Rezai. 

Por, Pakistani e mohoi gjeneralin Rezai. Ministri pakistanez i Mbrojtjes, Havaxha Muhamed Asif bëri të ditur se Islamabadi nuk ka ndërmarrë detyrim, të tillë. 

Kapacitetet tona bërthamore shërbejnë për mirëqenin e popullit tonë dhe mbrojtjes së vendit tonë nga planet armiqësore të armiqve tanë. Ne nuk zhvillojmë politikë hegjemoniste kundër fqinjëve tanë, siç bën këto ditë në masë të madhe Izraeli, theksoi Asif. 

Pakistani dhe Irani ndajnë kufi të përbashkët prej 909 kilometrave. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR