• e enjte, 29 gusht 2024

Pa ujë disa pjesë të Kisella Vodës dhe Çairit

Pa ujë disa pjesë të Kisella Vodës dhe Çairit

 Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të defektit të një gypi lidhës, pa ujë nga ora 10.30 janë konsumatorët e rrugëve "Janko Misiq", "Ratko Mitrovic", "Radoe Dakiq" dhe "Skenderbeg" në Komunën e Kisella Vodës, njoftoi NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" -  Shkup.

 Ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të defektit nga ora 10:35 do të kenë edhe konsumatorët e rrugës "Ordan Çopella" në Komunën e Çairit.

 Ndërprerjet do të zgjasin deri në riparimin e defekteve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR