• e hënë, 26 gusht 2024

Përfunduan pa marrëveshje negociatat e djeshme në Kajro për armëpushimin në Gaza

Përfunduan pa marrëveshje negociatat e djeshme në Kajro për armëpushimin në Gaza

Kajro, 26 gusht 2024 (MIA) - Tani për tani ka perspektivë minimale për sukses në negociatat e mbështetura nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës disamujore në Rripin e Gazës.

Negociatat disamujore kanë dështuar në arritjen e marrëveshjejes për t'i dhënë fund fushatës shkatërruese ushtarake të Izraelit kundër Gazës ose për të liruar pengjet e mbetura të zënë nga Hamasi në sulmin e grupit militant ndaj Izraelit më 7 tetor.

Në konferencën për shtyp në qytetin kanadez Halifaks, këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Xhejs Salivan tha se Uashingtoni puno ende "me ethe" në Kajro me ndërmjetës nga ejipti dhe Katari, si dhe me izraelitët, për të arritur marrëveshje për armëpushim dhe pengjet.

Pikat kyçe kontestuese në bisedimet aktuale të ndërmjetësuara nga SHBA-ja, Egjipti dhe Katari përfshijnë praninë e Izraelit në të ashtuquajturin korridori "Filadelfia", një shtrirje e ngushtë prej 14.5 kilometrave tokë përgjatë kufirit jugor të Gazës me Egjiptin.

Ndërmjetësuesit paraqitën një sërë alternativash për praninë e forcave izraelite në korridorin "Filadelfia" dhe korridorin "Necarim" që kalon në mes të Rripit të Gazës, por palët nuk pranuan asnjë prej tyre, thonë burimet egjiptiane.

Izraeli gjithashtu shprehu rezerva për kërkesën e Hamasit për lirimin e disa të burgosurve palestinezë.

Hamasi gjithashtu theksoi se Izraeli kishte hequr dorë nga angazhimi i tij për të tërhequr trupat nga Korridori duke paraqitur kushte të reja, duke përfshirë kontrollimin e palestinezëve të zhvendosur ndërsa ata kthehen në veriun më të dendur të enklavës.

"Ne nuk do të pranojmë diskutime për tërheqjen nga ajo që ramë dakord më 2 korrik ose kushte të reja", deklaroi të dielën për televizionin Al-Aksa, zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan.

Në korrik, Hamasi pranoi një propozim të SHBA-së për të filluar bisedimet për lirimin e pengjeve izraelite, duke përfshirë ushtarë dhe burra, 16 ditë pas fazës së parë të një marrëveshjeje që synonte t'i jepte fund luftës në Gaza, deklaroi ky zyrtar i lartë i Hamasit të raportuar nga mediat britanike.

Hamdan theksoi gjithashtu se Hamasi i kishte dorëzuar ndërmjetësuesve përgjigjen e tij ndaj propozimit të fundit, duke thënë se tregimet amerikane për një marrëveshje të afërt ishin të rreme.

Delegacioni i Hamasit u largua nga Kajro dje pas bisedimeve me ndërmjetësit, tha zyrtari i lartë Izat El-Reshik, duke shtuar se grupi përsëriti kërkesën e tij që çdo marrëveshje të përfshijë një armëpushim të përhershëm dhe një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR