Përfundoi dita e dytë e debatit të amandamenteve rreth ribalancit të buxhetit
- Në Komisionin kuvendor për financim he buxhet sot pasdite përfundoi dita e dytë e debatit rreth amandamenteve të parashtruara ndaj propozim-ribalancit të buxhetit. U shqyrtuan dhe refizuan rreth 20 amandamente të parashtruara nga BDI, LSDM dhe E Majta.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:43, 8 korrik, 2026
Shkup, 8 korrik 2026 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për financim he buxhet sot pasdite përfundoi dita e dytë e debatit rreth amandamenteve të parashtruara ndaj propozim-ribalancit të buxhetit. U shqyrtuan dhe refizuan rreth 20 amandamente të parashtruara nga BDI, LSDM dhe E Majta.
Janë parashtruar gjithsej 224 amandamente prej të cilave 90 janë nga BDI, 78 nga LSDM, 51 nga E Majta dhe 5 nga VLEN-i.
E Majta me amendamentet e parashtruara kërkoi fonde për ndërtimin e një qendre për selektimin e mbeturinave në deponinë Drislla, për mbrojtje shtesë të maleve të Osogovës, përafërsisht një milion euro, më shumë fonde për rojet e pyjeve në zonën e mbrojtur të Maleshevës në Maqedoninë lindore, 12.3 milionë denarë për një studim për valorizimin e malit Ograzhden, për shpalljen e Kozhuvit si park kombëtar, fonde për mbrojtjen e mjedisit, qëllimi i të cilave është të kryejë sanimin e dëmeve nga zjarret në pyje, për rritjen e fondeve në parqet kombëtare ekzistuese dhe përmirësimin e pozicionit të tyre. E Majta tërhoqi dy amendamente të paraqitura.
Nga BDI kërkuan fonde për rindërtimin dhe ndërtimin e shtretërve të lumenjve në disa fshatra të Likovës, për ndërtimin e një rruge deri në shtëpizën malore Çeples dhe ndërtimin e disa rrugëve lokale në komunat Çashkë dhe Veles.
Amendamenti nga LSDM-ja iu referua mjeteve shtesë në vlerë prej 20 milionë denarësh për ndërtimin dhe rregullimin e një parku të ri, si dhe për rikonstruksione dhe zgjerim të sipërfaqeve ekzistuese të parkut në Komunën e Koçanit.
Të ardhurat e përgjithshme në ribalanc janë projektuar në 379,2 miliardë denarë, që është një rritje prej gati 4,2 miliardë denarë ose 1,1 për qind krahasuar me buxhetin fillestar për vitin 2026. Shpenzimet e përjgithshme janë projektuar në 425,2 miliardë denarë. Janë siguruar fonde shtesë për investime kapitale, të cilat arrijnë gati 46 miliardë denarë dhe janë rritur me gati 5,8 miliardë denarë, që është një rritje prej 14,5 për qind. Rritja ekonomike është parashikuar në 3,5 përqind, inflacioni në 4,5 përqind dhe deficiti buxhetor në 4,1 përqind të BPV-së.
Debati i amandamenteve vazhdon nesër në orën 12:00. ab/
Fotо: Printskrin nga video