• e diel, 22 shtator 2024

Përfaqësuesi izraelit para Këshillit të Sigurisë së KB-së: Izraeli do të mbrohet

Përfaqësuesi izraelit para Këshillit të Sigurisë së KB-së: Izraeli do të mbrohet

Nju Jork, 21 shtator 2024 (MIA) – Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Deni Danon, deklaroi para Këshillit të Sigurisë të organizatës se Izraeli nuk e përjashton mundësinë për sulme të reja ndaj caqeve të grupit libanez Hezbollah, informon DPA.

“Nuk do të lejojmë që Hezbollahu të vazhdojë me provokimet e tij. Veprimet e tij janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Izraeli do të mbrohet... Izraeli nuk kërkon zgjerim të konfliktit në rajon. Megjithatë, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që t’i kthejmë qytetarët tanë të cilët jetojnë në veri të Izraelit në shtëpitë e tyre”, deklaroi ambasadori izraelit në KB në Ju Jork.

Në ndërkohë, Rozmari Di Karlo, nënsekretare e KB-së për çështje politike, ju bëri thirrje të gjitha vendeve me ndikim ndaj Izraelit dhe Hezbollahut që “ta shfrytëzojnë tani” që të parandalojnë përshkallëzim të dhunës në Lindjen e Afërt. Ajo theksoi se “përshkallëzimi i konfliktit mund t’i tejkalojë dimensionet e shkatërrimit dhe vuajtjeve njerëzore në rajon” të para deri më tani.

“Askush në këtë botë prej tani nuk është i sigurt. Këtu jam që tu ftoj qartë dhe në mënyrë kategorike që t’i dënoni sulmet terroriste izraelite”, tha ministri libanez i Punëve të Jashtme dhe Emigrimit, Abdulla Bu Habib para Këshillit të Sigurisë së KB-së. 

Në sulmin ajror izraelit në kryeqytetin e Libanit Bejrut, dje ishin vrarë dy komandantë të lartë të Hezbollahut. Numri i përgjithshëm i viktimave në sulm është të paktën 14 persona. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR