• e hënë, 16 nëntor 2026

Përfaqësues të Bordit të drejtorëve të BERZH-it për vizët pesëditore në Maqedoni

Përfaqësues të Bordit të drejtorëve të BERZH-it për vizët pesëditore në Maqedoni

Shkup, 12 tetor 2026 (MIA) - Përfaqësues të Bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga sot deri më 16 tetor të vitit 2026 do ta vizitojnë vendin, në kuadër të të cilave janë planifikuar takime me Qeverinë, sektorin e biznesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Siç njoftoi BERZH, vizita është pjesë e serisë së rregullt të konsultimeve të përfaqësuesve të aksionarëve të përbërësve në Bankë dhe do të mundësojë takime me përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, sektorit bankar, partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile. Drejtorët do të vizitojnë edhe kompani të sektorit privat, të cilat mbështeten nga BERZH.

"Gjatë vizitës, përfaqësuesit e BERZH-it do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Transportit, Aleksandar Nikollovski. Janë planifikuar edhe takime me përfaqësues të ministrive përgjegjëse për energjinë, ekologjinë, financat dhe punët e jashtme, si dhe me kryetarin e bashkisë së Shkupit dhe përfaqësues të Bankës Popullore", njoftojnë nga  BERZH.

BERZH ka investuar në Maqedoninë e Veriut pothuajse 3,2 miliardë euro, në 219 projekte. Prioritetet aktuale janë të përqendruara në forcimin e integrimit dhe lidhshmërisë, përshpejtimin e tranzicionit drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme, si dhe në mbështetjen e ekonomive më konkurruese, gjithëpërfshirëse dhe të qeverisura mirë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR