• e enjte, 15 tetor 2026

Për herë të parë, kemi një situatë të rrallë ku ndërtohen gjashtë segmente autostradash njëkohësisht, thotë Mickoski

Për herë të parë, kemi një situatë të rrallë ku ndërtohen gjashtë segmente autostradash njëkohësisht, thotë Mickoski

 Shkup, 18 korrik 2026 (MIA) - Për herë të parë kemi një situatë të rrallë ku ndërtohen gjashtë pjesë autostrade në të njëjtën kohë, vlerësoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, i cili është i kënaqur me realizimin e projekteve infrastrukturore në shtet.

 Mickoski, i cili sot së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, vizitoi Debërcën, në një deklaratë për mediat shprehu pritje që autostrada Kërçovë - Ohër të përfundojë dhe të vihet në funksion në tremujorin e parë ose më së voni gjatë vitit të ardhshëm.

"Në të njëjtën kohë pres që këtë muaj, më së voni në fillim të muajit të ardhshëm  të fillojë segmenti Bllacë - Shkup. Tashmë kemi marrë informacionpozitive nga huadhënësi për segmentin Bukojçan - Kërçovë ku nuk kanë vërejtje, tani presim që pjesa e ankesave të kalojë zyrtarisht në mënyrë që të mund të vazhdojmë me procedurën. Me dinamikë të pandërprerë po punohet edhe në seksionet Prilep - Manastir, Tetovë - Gostivar, Gostivar - Bujkoçan, kështu që në përgjithësi për herë të parë kemi një situatë të rrallë ku ndërtohen gjashtë segmente autostradash menjëherë. Po vazhdojmë edhe me projekte të tjera infrastrukturore, kështu që jam jashtëzakonisht i kënaqur. Ndërtimi në prill pati një rritje prej mbi 40 për qind, kështu që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Investimet kapitale duhet të jenë vlerë e shtuar për qytetarët", deklaroi Mickoski.

 Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Nikollovski, nën kompetencën e të cilit  është ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, thotë se do të merret një zgjidhje moderne për autostradën. Ajo që nuk ishte planifikuar në projekt, siç informoi, janë rrugët hyrëse për në fshatrat në anën e majtë të autostradës, të cilat tani po anashkalohen.

 Fotografia: Ministria e Transportit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR