• e martë, 18 gusht 2026

Organizata Ndërkombëtare Detare vlerëson se Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare

Organizata Ndërkombëtare Detare vlerëson se Ngushtica e Hormuzit mbetet e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare

Londër, 15 korrik 2026 (MIA) - Ngushtica e Hormuzit mbetet "shumë e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare", njoftoi Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), transmetoi sot agjencia Blumberg. 

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare me seli në Londër, Arsenio Domingez, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mbetet "shumë e rrezikshme për tranzit të anijeve tregtare" dhe shtoi se rreth 6.000 marinarë ende janë të bllokuar. 

Domingez bëri thirrje për zbatimin e masave për përmirësim të kushteve për navigim. 

Sipas tij, nuk ekziston bazë ligjore për grumbullimin e taksës së tranzitit në Ngushticën e Hormuzit. 

"Dua të theksoj nevojën për të respektuar ligjin ndërkombëtar, që vendet të ndjekin udhëzimet e organizatës dhe që kompanitë të mos marrin rreziqe gjatë kalimit nëpër ngushticë, duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e situatës aktuale", shtoi ai.

Ngushtica e Hormuzit është bllokuar derisa tensionet ndërmjet SHBA-së dhe Iranit po përshkallëzohen. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR